Haradinaj pas takimit me Kurtin: Folëm për marrëveshjen potenciale me Serbinë

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt.
Pas takimit, Haradinaj në një prononcim për media tha se kanë diskutuar për përmbajtjen e një marrëveshje potenciale në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Diskutuam procesin dhe marrëveshjen vetë, diskutuam sfidat. Ishte një takim me përmbajtje sepse kemi diskutuar përmbajtjen e një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi”, tha Haradinaj.
Tutje, ai tha se kanë diskutuar në detaje për këtë marrëveshje.
“Ne diskutuam për krejt nenet e marrëveshjes dhe preambulën për nenet. Kemi provuar të japim kontributin tonë si AAK që Kosova të arrijë sukses. Besoj se duhet të vazhdojmë më tutje me aleatët tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë Haradinaj.
Ai tha se marrëveshja duhet ta ketë patjetër përkrahjen e SHBA-së.
/Shqip.com