Haradinaj: Pranimi i propozimit evropian është një e arritur e madhe

Pas përfundimit të takimi në Bruksel, ka ardhur reagimi nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Sipas Haradinajt, pajtimi për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe.
Pajtimi për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe.Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja. Po aq e rëndësishme mbetet edhe faza vijuese e bisedimeve për çështjet tjera të hapura, për të cilat dua të besoj se do te gjenden zgjidhjet më të mira, me çka do të përmbyllej edhe kapitulli i njohjes ‘de jure’ midis Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Haradianaj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe njëherë është deklaruar rreth takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarët evropianë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kurti është shprehur se është pranuar propozimi evropian, dhe se negociatat për zbatim fillojnë shpejtë.
Takimi i radhës Kosovë-Serbi pritet të ndodhë me 18 mars.
/Shqip.com