Lajme

Haradinaj nesër viziton SHBA

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pritet të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo është bërë e ditur nga zyrtarët të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në një përgjigje për Shqip.com

‘’Po zotëri Haradinaj nesër do të nis vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’’

Po ashtu zyrtarë të kësaj partie kanë bërë të ditur se gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Haradinaj pritet të zhvillojë disa takime.

‘’Në këtë vizitë, Haradinaj pritet të zhvillojë takime me Kongresmen,  Senator si dhe anëtarë të administruarës’’ thonë nga AAK-ja.

Kjo pritet të jetë vizita e Haradinaj pas shumë kohësh jashtë vendit.