Lajme

Haradinaj: Në parlament sot janë kthyer Rrahman Morina, UDB-ja dhe serbët

Kryetari i AAK-së, ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur fitore të UDB-ës votimin e Projektligjit për pagën minimale, i cili nuk i përfshinë veteranët e UÇK-së.

Ai ka thënë se sot është parë një fitore e “fëmijëve të UDB-së të përkrahur nga Lista Serbe”.

“Sot jemi të sigurt që në parlament është kthyer Rrahman Morina, UDB-ja dhe serbët”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se do ta vazhdojnë të mos pajtohen me këtë projektligj, ndonëse nuk i ka bërë të ditura format e kundërshtimit.

“Respekt për familjen Jashari e gjithë UÇK-në. Sot kemi parë një fitore të UDB dhe e përkrahur me Listën Serbe me votu një ligj që përjashtojnë ushtarët e UÇK-së nga paga minimale. Në parlament u rikthye Rrahman Morina, UDB-a. Do të vazhdojë këtë mospajtim”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media.

Kush ishte UDB-ja dhe Rrahman Morina?

UDB-ja apo Drejtoria e Sigurimit të Shtetit të atëhershëm është përgjegjëse për shumë vrasje e maltretime të shqiptarëve.

Rrahman Morina ishte pjesë e sistemit të atëhershëm serb deri në vrasjen e tij më 1990 dhe nga Beogradi shihej si udhëheqës i Kosovës./Shqip.com