Haradinaj: Masakra e Reçakut, dëshmi e gjenocidit në Kosovë

Kryetari i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se masakra e Reçakut mbetet një dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo masakër nuk duhet harruar dhe as mohuar.
“Përulemi e nderojmë të rënët për liri në të gjithë vendin e veçanërisht viktimat e Masakrës së Reçakut, civilët e masakruar në zemër të Evropës, masakër kjo që shokoi dhe vuri në lëvizje gjithë botën demokratike që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë. Kjo masakër mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar”, shkroi Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka shprehur mirënjohje edhe për ambasadorin William Walker.
“Mirënjohës përjetë Ambasadorit amerikan William Walker që e përkufizoi këtë masakër si krim kundër njerëzimit. Lavdi të rënëve për lirinë e Atdheut”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe William Walker që ishte kryesues i Misionit Verifikues në Kosovë në vitet e 90’ta.

Krahas, krerëve të shtetit, homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak kanë bërë edhe mjera qytetarë.
Homazhet në këtë kompleks ku ndodhi njëra ndër tragjeditë më të mëdha në Kosovë gjatë luftës së fundit, u bënë edhe nga liderët e opozitës.
/Shqip.com