Lajme

Haradinaj: LVV-ja e ka përdorur të njëjtën luftë hibride si Rusia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka përdorur të njëjtën luftë hibride si Rusia.

Haradinaj thotë se është për çudi se të njëjtën gjë që ka thënë Rusia dhe Serbia për Kosovën e ka thënë edhe LVV sa ishte në opozitë.

“Unë kur fola për luftën hibride që pikënisjen e ka në Moskë, pastaj vazhdon në Serbi e rajon, ku ata kanë influencë ata çdo herë e kanë quajtur Kosovën shtet të dështuar…, mafioz, i kriminalizuar dhe i kanë akuzuar amerikanët dhe evropianët që po përkrahni një krijesë fiktive që nuk është shtet. Është për çudi se po këtë e ka thënë në mënyrë identike Vetëvendosje për 20 vjet, pra LVV dhe Kurti po aq gjatë sa kanë ekzistuar. P.sh rusët kanë shkuar edhe më larg në atë luftën e tyre hibride, e kanë sulmuar UÇK-në e atëhershme dhe i kanë sulmuar bartësit e përgjithësive të UÇK-së në vazhdimësi dhe ndodh edhe më i sulmu edhe sot për luftën në Ukrainë”, ka deklaruar ai në Tëvë 1.

Ai ka thënë se kjo parti me politikën e saj është munduar ta mbrojë Kosovën nga Amerika, BE, e nga UÇK-ja.

“Z. Thaci dhe kolegët tjerë po përballën me akuza, unë dikur jam përballë dhe vazhdojnë më këtë luftën hibride. Mund ta gjeni LVV në këtë pozitë të luftës hibride deri në ardhjen në pushtet, pra LVV ka dashur më e mbrojte Kosovën nga Amerika, nga BE, nga UÇK-ja, nga opozita e korruptuar, nga mediat, e ndonjë rast të caktuar nga një herë edhe nga Putini e Serbia…”, ka deklaruar Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka thënë se Konjufca është duke luajtur rolin e zëdhënësit të Qeverisë.

“Hetojë një dëshirë të presidentes që të ruajë marrëdhëniet me aleatët tonë, por nuk e shoh një guxim të saj që të ushtrojë funksionet si presidente e vendit dhe të këtë qëndrime të prera dhe të qarta në bazë të pozicionit të presidentit. Pra, presidentja nuk është ministre e Qeverisë Kurti që të mos guxon që të jap mendimin e vet për të gjitha çështjet veç e veç. E kishin pyetur, Glaukun për Qeverinë më shku në shpi, ai kish thanë se Qeveria në shtëpi është. Ju kanë bërë shumë zëdhënës Kurtit.

Pra, kryetari i parlamentit edhe pse është nga pozita, ai mundet me thënë ju lutem pyetni Qeverinë, jam kryetar i parlamentit kam funksione tjera ose nuk po ju flas si kryetare i parlamentit, por po ju flas si zyrtar i LVV-së. Në këtë rast nuk hetojmë fatkeqësisht ende ndarjen e pushteteve, nuk e shohim rolin e presidentes nuk ekziston po ja them kështu sinqerisht, as kryeparlamentarit, pra janë në funksion të Kurtit”, ka deklaruar Haradinaj.

/Shqip.com