Lajme

Haradinaj: Lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit

Ramush Haradinaj, kreu i AAK-së, ka dalë në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Këtë lajm Haradinaj e ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, teksa shkruan se kjo iniciativë duhet të jetësohet sa më parë.

Postimi i tij i plotë:

E përkrah iniciativën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Shpresoj që kjo iniciativë të jetësohet sa më parë, dhe atë që nga 15 janari 2023, kur Kosova shënon Ditën e Gjenocidit.

/Shqip.com