Haradinaj: Kurti ka ndërtuar një Kala prej letre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të një incizimi ku dëgjohet shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke biseduar me Slavko Simiqin.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, krejt çfarë ka bërë Albin Kurti në jetën e tij politike është: Ai e ka ndërtu një kala prej letre, e cila do të bie në të njëjtën mënyrë siç edhe është ndërtuar!
Postimi i plotë:
Albin Kurti ka ndërtuar një Kala prej letre!
Skandalet e njëpasnjëshme të ministrave dhe të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Albin Kurtit; kursi i gjoja “politikanit të fortë” i vet Albinit dhe zbrapsja e tij prej krejt çfarë ka thënë e ka premtuar në jetën e tij, e bëjnë atë politikanin më qesharak e më të dëmshëm në historinë më të re të Kosovës.
Krejt çfarë ka bërë Albin Kurti në jetën e tij politike është: Ai e ka ndërtu një kala prej letre, e cila do të bie në të njëjtën mënyrë siç edhe është ndërtuar!
/Shqip.com