Haradinaj kujton Mujë Krasniqin dhe 40 bashkëluftëtarët e tij në 25 vjetorin e rënies

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka kujtuar heroin Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij në 25 vjetorin e rënies.
Ai ka thënë se vendosmëria e tij është e gdhendur në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve.
“Porosinë e luftës për liri, komandant Kapuçi, e përhapi çdokund. Vendosmëria dhe trimëria e tij, janë të gdhendura në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shkruar se vepra e tyre shërben si udhërrëfyes në punën e përditshme në forcimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve.
“Mujë Krasniqi, i këndoi lirisë, e në kërkim të saj bashkë me trimat ranë tek kufiri që nuk ekziston më. Vepra e tyre madhore na shërben si udhërrëfyes në punën tonë të përditshme në forcimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve.”
/Shqip.com