Haradinaj kujton Albright në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta
Publikuar:
(23.03.2023 14:49:37)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar miken e madhe të shqiptarëve, Madeleine Albright, me rastin e përvjetorit të vdekjes së saj.
Haradinaj ka kujtuar dhe nderuar angazhimin e saj për t’i dhënë zë edhe përpjekjeve për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës.
“Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të mikes së madhe të shqiptarëve, Madeleine Albright, kujtojmë dhe nderojmë angazhimin e saj për t’i dhënë zë dhe rrugë përpjekjeve tona për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës. Përgjithmonë në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
/Shqip.com