Haradinaj: Ende nuk ka ndodhur një proces gjyqësor që do ta trajtonte masakrën e Mejes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në 23 vjetorin e masakrës së Mejsë në Gjakovë ka thënë se masakra e Mejës është njëra ndër masakrat më të mëdha në Kosovë.
Kreu i AAK-së ka thënë se ende sot e kësaj dite nuk ka ndodhur asnjë proces gjyqësor që do ta trajtonte këtë masakër.
“Ndodhemi në Mejë dhe është dhimbja më e madhe e shqiptarëve. Është masakra më e madhe që ka ndodhur në Kosovë. Qytetarët ë gjitha moshave janë masakruar në atë kohë. Në pjesën e tyre janë varrosur në Mejë një pjesë nuk dihet fati i tyre. Ngushëllimi më i mirë është të vendoset drejtësi. Ende nuk ka ndodhur një proces gjyqësor që do ta trajtonte këtë masakër. Kjo është masakra më e madhe në Kosovë”, tha Haradinaj.
Sot në Kosovë shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur nga Lufta e fundit në Kosovë./Shqip.com