Lajme

Haradinaj e këshillon Kurtin: Merre Osmanin e Konjufcën e shkoni në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kryeministri Kurti së bashku me presidenten Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Konjufcën, duhet të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë e ta informojnë presidentin Biden për marrëveshjen finale.

Haradinaj gjithashtu potencoi faktin se çdo rrugë tjetër, ndryshe prej asaj që e ka rekomanduar, do ta lodhë Kosovën dhe që mund të sjell pasoja.

Ish-kryeministri ka vazhduar duke thënë se është mirë që Kurti të sqaroj në Kuvendin e Kosovës çka janë dokumentet franko-gjermane, për të cilat po flitet sepse të vetmit dokument që i beson i pari i AAK-së, është ai amerikano-evropian.

Kuvendi i Kosovës sipas Haradinajt është vendi ku kryeministri duhet që të jap sqarimet e tij, e jo të ndiqet nga gazetarët nëpër traktora.

Deklarata e fundit e kreut të AAK-së, lidhet me viziten e djeshme të Kurtit në Gjilan, ku i pari i ekzekutivit kishte refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve rreth takimit me Lajcak.

Thirrja e Haradinajt në Kuvend, vjen në kohën kur Kosovës po i kërkohet që të intensifikoj takimet në dialogun me Serbinë, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare./SHQIP.com

/Shqip.com