Lajme

Haradinaj,Krasniqi e Abdixhiku shprehin ngushëllime për vdekjen e Nishanit

Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj

Krerët e partive politike, AAK dhe PDK, Ramush Haradinaj dhe Memli Krasniqi kanë shprehur ngushëllime pas vdekjes së Bujar Nishanit.

Në ngushëllimin e tij Haradinaj është shprehur se Nishani do të kujtohet përherë si udhëheqës me integritet.

“Paska ndërruar jetë Presidenti Bujar Nishani. Bashkëndjejmë me familjen dhe të afërmit për këtë humbje të madhe. Do të kujtohet përherë si udhëheqës me integritet dhe kontribuues i madh për demokracinë në Shqipëri” është shprehur Haradinaj.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Nishanit.

Sipas Krasniqit, Nishani ishte një punëtor i palodhur dhe një njeri i edukuar.

“Na paska lënë një ndër burrështetasit e mëdhenj të Shqipërisë. Me dhembje mora lajmin e trishtë për vdekjen e ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Punëtor i palodhshëm, njeri i edukuar, bashkëpunëtor besnik e patriot” ka shkruar Krasniqi.

Edhe i pari i LDK-së ka shprehur ngushllime për vdekejen e Nishnit.

“Më pikëlloi lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Ikja e tij në amshim është lajm i hidhur për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë. Presidenti Nishani ka lënë pas vete një trashëgimi të madhe, siç ishte i madh edhe angazhimi i tij për çështjen kombëtare. Përkushtimi i tij për paqe, zhvillim e demokraci, e bën Presidentin Nishani njeri të veçantë, personalitet të rrallë, të balancuar me ide e qëndrime si dhe të paharrueshëm në historinë e popullit shqiptar” thuhet në ngushllimin e Lumir Abdixhikut.

Bujar Nishani ndërroi jetë gjatë ditës së sotme pas një sëmundje të rëndë në moshën 55 vjeçare./Shqip.com