Haradinaj: At i Shenjtë, ju lutemi që ta njihni Republikën e Kosovës
Publikuar:
(17.12.2022 11:41:07)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Papa Françeskun në 86 vjetorin e tij të lindjes.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetet sociale, kërkoi nga Papa Françesku mbështetjen e shtetit të Vatikanit për pavarësinë e Kosovës.
“Urime për 86 – vjetorin e lindjes, At i Shenjtë, Papa Françesku! Urimet më të mira, shëndet dhe lumturi me këtë rast të veçantë! At i Shenjtë, në këtë ditë gëzimi, ju lutemi që ta njihni sa më parë Republikën e Kosovës, për t’i hapur edhe më shumë rrugë përparimit tonë. Ende i kam të freskëta kujtimet e takimit me Ju, mesazhet për popullin e Kosovës, zhvillimin dhe mirëqenien e tij”, ka shkruar ai.
/Shqip.com