Haradinaj: Arsyetimet banale të qeverisë për refuzimin e gazit amerikan janë shkurtpamëse

“Shkurtpamëse” dhe “banale” i ka cilësuar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, arsyetimet e Qeverisë së Kosovës për tërheqjen nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas Haradinaj, ky veprim është sabotim i orientimeve properëndimore e euroatlantike të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje qeverisë që “të kthjellohet e të mos vendosë pengesa në rrugën e pakthim euroatlantike të Kosovës”.
“E vlerësoj lart qëndrimin e përbashkët të qeverive të SHBA dhe Greqisë për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, ku në mënyrë të veçantë specifikohet edhe Kosova, apo edhe gazsjellësi amerikan, e që është i një rëndësie të jetike për ne si shtet i ri”.
“Kjo na obligon që t’i kryejmë detyrat tona që rrugën e integrimit ta bëjmë sa më të lehtë e sa më të shkurtër”, ka shkruar ndër të tjera i pari i AAK-së.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka arsyetuar tërheqjen nga ky projekt duke thënë se e kishin të pamundur të përfshiheshin në për shkak të mungesës së informatave, por edhe problemeve tjera që paraqiste ky projekt.
Shqip.com i ka kushtuar një artikull të gjatë kësaj teme me titullin “Çka është projekti i gazit? Çka s’pranoi Qeveria? Çka do t’i sillte Kosovës?”, të cilin e gjeni këtu./SHQIP.com