Haradinaj deklaroi se ushtrisë i duhen buxhet 10 miliardë euro, Mehaj: Jemi në standardin e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në mënyrë indirekte i është përgjigjur deklaratës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt – i cili ka thënë se ushtrisë së Kosovës “i duhen buxhet 10 miliardë euro”.
Mehaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova po investon në ushtri 1.3 për qind e Bruto Produktit Vendor.
Duke shtuar se synim e kanë ta rrisin këtë në 2 për qind – që është edhe standardi i NATO-s.
“Kjo dëshmon përkushtimin tonë serioz qeveritar për zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së për të realizuar suksesshëm detyrat tona kushtetuese dhe ligjore”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Ndërkaq, Roland Bartezko, një gjerman që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka quajtur “idiot”, Ramush Haradinajn.
Kjo pikërisht për shkak të deklaratës që Kosovës “i duhen 10 miliardë euro për ushtri”.
“A ka ndonjë politikan-idiot më të madh përreth?” pyeti ai. /SHQIP.COM.
Is there a bigger idiot-politician around?https://t.co/n1Wd6NEaME
— Roland Bartetzko (@Shaban113) December 18, 2021