Hapet Festivali i Teatrove në Ferizaj, zgjatë 7 ditë

Të mërkurën është hapur Festivali i Teatrove në Ferizaj, i cili është tashmë tradicional dhe mbahet çdo vit, përcjell Shqip.com.
Përmes një njoftimi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, bëri të ditur se ky festival do të mbahet për shtatë ditë radhazi ku do të ketë shfaqje të shumta.

“Tashmë tradicionalisht ky festival çdo vit i jep një atmosferë shumë të mirë qytetit ndërsa shndërrohet në destinacion për shumë artdashës. Mbrëmë ishte hapja ndërsa para publikut u dha shfaqja Vizita e Zonjës Plakë, me regji nga Sulejman Rushiti.
Kjo shfaqje ishte prodhim i Teatrit Adriana në Ferizaj, ndërsa ditëve në vijim, çdo mbrëmje nga ora 19:00 aty do të vijnë shfaqje nga Teatrot e qyteteve tjerat të Kosovës, dhe kjo është ajo që e bënë kaq të veçantë këtë festival”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Tutje, MKRS ka njoftuar se në shfaqjen e parë të këtij festivali ka qenë present edhe ministri, Hajrullah Çeku./SHQIP.com