Hapet ekspozita në Korçë “Van Gogh – The Immersive Experience”
Publikuar:
(23.03.2024 19:29:50)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga galeria e Arteve Digjitale në Korçë, e cila ka hapur ekspozitën e re “Van Gogh – The Immersive Experience”.
“Galeria e Arteve Digjitale në Korçë shfaq ekspozitën plot ngjyra në një eksperiencë të veçantë “Van Gogh – The Immersive Experience”, Korça ju pret”, shkruan Rama.
Prej mbrëmjes së djeshme në galerinë e Arteve Digjitale në Korçë po shfaqen pikturat e “jetësuara” përmes artit digjital të “Van Gogh”.

“Van Gogh – The Immersive Experience” do të shfaqet për publikun deri më 23 qershor.
Po ashtu, do të shfaqet dhe filmi “Loving Vincent” në datat 22-24 mars, ora 20:45. Biletat mund të rezervohen online në faqen www.gadk.al.
/Shqip.com