Hapet aplikimi për shtesat për fëmijët deri në 16 vjeç
Publikuar:
(03.01.2023 15:37:57)

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16-vjeçare.
Murati theksoi se me hapjen aplikimit po përmbushet “në tërësi njëri nga premtimet kryesore të Qeverisë”.
“Dhe, më në fund, përmbushet në tërësi njëri nga premtimet kryesore të Qeverisë sonë. Nga tani e tutje, të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare mund të përfitojnë nga shtesat mujore për fëmijë. Qeveria për Familjet”, ka shkruar Murati.

/Shqip.com