Hapet aplikimi për programin për subvencione nga Ministria e Bujqësisë
Publikuar:
(28.02.2023 10:53:02)

Është hapur aplikimi për programin për Subvencione nga Ministria e Bujqësisë
Kështu ka bërë të ditur , Faton Peci- Ministër i Bujqësisë.
Po ashtu është bërë e ditur se aplikimi do të zgjat 30 ditë dhe fillon që nga data 28.02.2023 dhe përfundon më datë 29.03.2023, në ora 16:00.
Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.
Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, informatat e hollësishme mund t’i gjeni në web faqen e MBPZHR-se, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZHB-se, www.azhb-ks.net, si dhe tek Drejtoritë Komunale për Bujqësi.
/Shqip.com