Hapet aplikimi për pagesën e lehonave dhe shtesave të fëmijëve

Ministria e Financave ka njoftuar se është hapur aplikimi për mbështetjen e lehonave dhe shtesave për fëmijë, njofton Shqip.com.
Përmes një postimi në Facebook, Ministria ka treguar hapat që duhet ndjekur për të përfituar 170 euro në muaj për nënat e reja dhe 20 euro në muaj për fëmijët e moshës 0-24 muaj.
“Nga janari i vitit 2022 gradualisht do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 euro në muaj”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Ndryshe, të premtën, Qeveria ka miratuar vendimin, sipas të cilit, lehonat e papuna në 12 muajt e fundit do të përfitojnë mbështetje financiare prej 170 eurosh për gjashtë muaj, kurse ato të punësuara përfitojnë mbështetjë financiare 170 euro për 3 muaj.
Po ashtu, sipas vendimit, këtë muaj fillon shpërndarja e shtesave për fëmijë që do të përfshijnë fëmijët e lindur në vitin 2020 dhe 2020 me nga 20 euro në muaj./Shqip.com