Hapa të thjesht si të përmirësoni shëndetin pasi jeni ftohur

Të pushosh shumë dhe të qëndrosh i hidratuar janë dy nga mënyrat më të mira për të përmirësuar shëndetin pasi jeni ftohur.
Por, sipas ekspertëve, ka mënyra të tjera, pak më të pazakonta për të luftuar ftohjen, dhimbje të fytit dhe kollë.
Një banjë ose dush i ngrohtë mund të lehtësojë dhimbjet.
Dhe qëndrimi i ngrohtë në fakt mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të ftohjes.
Po ashtu nëse jeni ftohur dhe keni nevojë të ngrini temperaturën e trupit, një banjë ose dush është mënyra e duhur për ta bërë këtë.
Jo vetëm që ju ngroh, por avulli në dush gjithashtu pastron sinuset duke e bërë mukozën më të hollë.
Ekspertët sugjerojnë të mbushni një tas plot me ujë të nxehtë dhe të merrni frymë me avull për të marrë të njëjtat përfitime.

Uji i nxehtë në dush ose banjë gjithashtu rrit rrjedhjen e gjakut, gjë që relakson dhe qetëson muskujt.
Shkoni për një shëtitje të shpejtë
Nëse ndiheni të rraskapitur, ndoshta ngurroni të përballoni të ftohtin jashtë.
Por marrja e guximit për të dalë jashtë për një shëtitje të shpejtë me të vërtetë mund të ndihmojë, thonë ekspertët.
Ushtrimet e rregullta gjithashtu rritin sistemin tuaj imunitar me kalimin e kohës, gjë që mund t’ju ndihmojë në planin afatgjatë.
/Shqip.com