Halimi: Në mes të një gruaje profesioniste dhe një militanti, partia në pushtet vendos për të dytin
Publikuar:
(25.06.2022 15:38:41)

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka komentuar procesin e zgjedhjes së Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook, Halimi ka thënë se në mes të një gruaje profesioniste dhe një militant, partia në pushtet zgjedh të dytin.
“Në mes një gruaje profesioniste dhe militanti, partia në pushtet vendos për të dytin. Pikërisht, në kohën dhe institucionin ku më së shumti është e domosdoshme përfshirja e profesionistëve” ka shkruar Halimi
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës nuk do të duhej të përfundonte në këtë gjendje” ka thënë më tutje Halimi./Shqip.com