Lajme

Hakerët sulmojnë uebfaqet e Presidencës, Kryeministrisë dhe Prokurorisë

Ilustrim
Ilustrim

Uebfaqet e tri institucioneve më të rëndësishme të vendit, duket se ndodhen nën sulme kibernetike.

Uebfaqet e Presidencës, Kryeministrisë dhe Prokurorisë së Kosovës këtë mbrëmje, kanë dalë jashtë funksionit.

Deri tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për arsyet e rënies së faqeve online, mirëpo raportohet se sulmet kibernetike janë rikthyer edhe mbi mediat në vend.

/Shqip.com