Hakerat përgënjeshtrojnë INSTAT-in: Kemi akses në të gjitha të dhënat e CENSUS-it

Hakerët iranianë “Homeland Justice” kanë sulmuar faqen e Institutit Shqiptar të Statistikave ditën e djeshme duke vërtetuar sërish sesa e lehtë është të vidhen të dhënat e shqiptarëve.
Në një reagim pas sulmit, INSTAT tha se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi pasi ato janë ruajtur në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim.
Por siç duket kjo është një gënjeshtër që e kanë nxjerrë sot në pah hakerët e “Homeland Justice” të cilët zbulojnë me anë të një video në Telegram se kanë siguruar të gjitha të dhënat e Census-it dhe mbi 100 Terabajt të GIS-it (Sistemi i Informacionit Gjeografik).
“Instat është fshehtësi më i madh i së vërtetës.
Tani kemi akses të plotë në mbi 100 Terabajt të GIS-it tuaj dhe të dhënat e Census-it.
Të dhënat gjithashtu janë kopjuar dhe hequr nga serverët.
Do ta kthejmë Drejtësinë në Atdheun tonë.
Të gjitha statistikat janë kundër jush”– shkruajnë hakerët krahas videos.
/Shqip.com