Guvernatori i New York akuzohet për ngacmime seksuale
Publikuar:
(03.08.2021 22:48:06)

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo është akuzuar për ngacmim seksual të shumë grave. Për këtë ndaj tij ka nisur një hetim i pavarur.
Prokurorja e Përgjithshme e shtetit Letitia James tha se Cuomo kishte shkelur ligjet shtetërore dhe federale, raporton BBC, transmeton Shqip.com.
Në përgjigje, Cuomo mohoi të prekte dikë në mënyrë të papërshtatshme dhe u zotua të vazhdojë si guvernator.
Disa ligjvënës të shtetit, përfshirë edhe demokratët, thonë se ai duhet të japë dorëheqjen.
Shtëpia e Bardhë i quajti akuzat “të neveritshme” dhe tha se Presidenti Joe Biden do të jepte reagimin e tij më vonë të martën.
Hetimi u autorizua vitin e kaluar pasi disa gra dolën me akuza për sjellje të pahijshme seksuale kundër guvernatorit.