Lajme

Gucati çon letër nga burgu për vdekjen e të atit: Plumbi nuk më dha aq dhimbje sa lajmi që nuk më paske pritë

Hysni Gucati dhe Avdullah Gucati

“ Babë sot nuk i paske prit shokët si çdo herë tjetër” – kështu nis letra nga ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, kushtuar babait të tij tashmë të ndjerë, Avdullah Gucati.

Nga burgu i Gjykatës Speciale në Hagë, Gucati përmes një letre dërguar familjarëve të tij, ka shprehur dhimbjen për humbjen e të atit.

Letrën e Gucatit e ka publikuar në Facebook djali i tij, Musli Gucati.

Letra e plotë:

Letër nga Hysi me rastin e vdekjes së Gjyshit

Babë sot nuk i paske prit shokët si çdo herë tjetër

Me thanë që portreti ytë i priti të dera,të ajo derë e shpisë që sditi kurrë me u mbyll

Që edhe Kur kulluan gjak plagët bashkë i kemi ndrydhë,

Unë plagët e tua e ti plagët e mia

Duke qesh me thojshe kështu bir e don liria

Shumë herë Shokve ni fjalë jau ke thanëTa kisha plumbin që ka Hysi në trup

Kurrë nuk e kisha larguar, kujtim të lirisë e kisha lanë

Eh ta kisha ditë që ky plumb nuk me dha aq dhimbje

Sa dhimbje me dha lajmi që nuk me paske prit

Të kisha shok lufte shok shpirti e shok lirie

Pusho Babë në amshim larg çdo padrejtësie.

29.05.2022.