“Grupi Kumanova” s’kanë përgjigje në kërkesën për transferim në Kosovë

“Grupi Kumanova”, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Idrizovës në Maqedonisë së Veriut, kanë një kërkesë nga shteti i Kosovës që një shumicë prej tyre vijnë nga treva të ndryshme të saj.
Ata po kërkojnë që të transferohen në vendlindjen e tyre.
Lidhur me këtë ata u janë drejtuar edhe me një kërkesë, institucioneve në Maqedoninë e Veriut.
E këtë e konfirmon edhe Agim Nuhiu që deri para pak ditësh e mbante pozitën e zëvendësministrit të Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut.
“Janë deponuar kërkesat nga ana e te burgosurve të “Lagjes se trimave” në Kumanove! Procedurat nuk janë të lidhura me afat. Në këtë rast është me rëndësi edhe qëndrimi i shtetit të Kosovës se a do t’i pranoj aktgjykimet penale të shqiptuara nga ana e gjyqësorit të Maqedonisë së Veriut! Pra, do te duhet edhe një qëndrim i përbashkët i të dy shteteve! Autoritet e Maqedonisë ende nuk janë lëshuar në vlerësimin e kushteve që duhet të plotësohen për transferimin e të burgosurve në fjalë”, ka deklaruar Nuhiu.
Enver Hoxha, i njohur si Klein në ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut thotë se ka deponuar kërkesën për shtetësi.
Ai e pranon se në të kaluarën asnjëherë nuk ka pasur dokumentacion të Kosovës.
“Ka thënë se s’mundet të lëshohet shtetësia sepse jemi të dënuar për një vepër kriminale, për një vepër të rënd dhe në këtë rast nuk mund të bëhet shtetësia, pasaporta.Unë skam pasur pasaportë Kosovare apo Jugosllave asnjëherë jam veteranë invalid i Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, ushtar i Agim Ramadanit, brigada 138 njësia Delta”, ka Enver Hoxha (Klein), i dënuar për Rastin Kumanova.
Ndërkohë, njohës të sistemit ligjor në Kosovë tregojnë arsyet se kur plotësohen kushtet që një aplikues të mos mund të përfitoj shtetësinë e Kosovës.
“Secili person që është i dënuar ose ka vepër penale brneda dhe jashtë kosovës ai konsiderohet sigurinë e brendshme apo të jashtme dhe rrezikon marrëdhëniet diplomatike” ka thënë Anton Nrecaj, Instituti CLARD, raporton RTVDukgjini.
Një vjet më parë, Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovës për të vizituar të burgosurit e Grupit Kumanova.
Sipas komunikatës së MD-së në Maqedoninë Veriore, kërkesa është refuzuar në përputhje me Ligjin për zbatimin e sanksioneve.
Në komunikatën e Ministrisë, thuhet se zëvendësminsitrit të Drejtësisë në Kosovë i lejohet vizita e burgut të Idrizovës por jo edhe të burgosurve.
“Sipas Ligjit për zbatimin e sanksioneve, personat e huaj të dënuar të cilët vuajnë dënime me burg në burgjet e Maqedonisë së Veriut mund të vizitohen vetëm nga përfaqësuesit konzular.
Konsiderojmë se zëvendësministri i Drejtësisë në Republikën e Kosovës nuk është konzull por post politik”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.
/Shqip.com