Grupi i Partive Popullore Evropiane refuzojnë ftesën e Ramës për darkë pune

Fjalimi i ditës së sotme, në Këshillin e Evropës, siç duket i ka kushtuar kryeministrit Rama.
Në një prononcim për media, kreu i grupit të Partive Popullore Evropiane, Aleksander Pociej, ka thënë nuk e kanë pranuar ftesën e Ramës për darkë.
“Me keqardhjen time të thellë, pas ndërhyrjes sot pasdite në Kuvend, të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Komiteti Presidencial ka marrë vendim për të refuzuar ftesën për një darkë punë”, tha Pociej.
Diskutimi i Ramës në lidhje me Gjykatën Speciale dhe mbajtjen në burg të krerëve të UÇK-së, ka shkaktuar reagim të fortë në politikën evropiane.
Rama gjatë fjalimit të tij, u përplas me drejtuesit e seancës, për shkak të fjalimit të tij, gati 1 orë, duke e ndryshuar rrjedhën e mbledhjes.
Kujtojmë se grupi i Partive Popullore Evropiane është një ndër grupimet më të mëdha në Evropë dhe se në shumë vende të BE janë pushtet./SHQIP.com
/Shqip.com