Lajme

Gruaja nga Mitrovica raporton në Polici se iu dhunua vajza e mitur

Ilustrim.

Një grua ka raportuar të enjten në Stacionin Policor të Mitrovicës së Jugut se vajza e saj e mitur është dhunuar nga një i dyshuar, përcjell Shqip.com.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.

Tutje, sipas PK-së, i dyshuari, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Më datë 30.12.2021 ankuesja  femër kosovar e ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar  ka dhunuar vajzën e saj te moshës se mitur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./SHQIP.com