Lajme

Greva në arsim, Abdixhiku: Është përgjegjësi e Kurtit të gjej zgjidhje, mos e kërko fajtorin te opozita e Serbia

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

“Mosfillimi i vitit shkollor për të gjithë fëmijët dhe mësimdhënësit, është emergjencë kombëtare”, kështu tha në foltoren e Kuvendit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti duke e fajësuar atë për krizat me të cilat është duke u përballur vendi.

“Kjo emergjencë kërkon dialog dhe pas kësaj kërkon kompromis. Sot nuk ka gjë më të rëndësishme se sa të flasësh dhe të gjesh një zgjidhje për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë”, tha ai.

Kreu i LDK-së, tha se Kurtit i takon të dialogoj me sindikatat dhe të gjejë zgjidhje.

Ilustrim

“Duhet të kesh një hall të madh që të ushqesh këtë krizë dhe polarizim, duhet të jesh i shkëputur nga realiteti social që të gjesh fajtor nga Serbia e deri tek opozita. Për LDK-në përgjegjësi i vetëm për këtë krizë është në qeveri, ai është kryeministri, atij i takon të dialogoj me ata dhe të gjejë zgjidhje”,ka thënë Abdixhiku.

Në Kuvendin e Kosovës, si pikë e rendit të ditës është edhe debati për grevën në arsim.