Greta Koçi tregon kur do ta lansoj projektin e ri muzikor
Publikuar:
(20.11.2021 11:34:16)

Këngëtarja Greta Koçi është njëra ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar.
Ajo së fundmi ka finalizuar projektin e ri muzikor të cilin e ka realizuar edhe me videoklip.
Përmes një postimi në Instagram, Greta ka treguar se kënga e re mban titullin “Spo m’le nana”, ndërsa pritet të publikohet sonte (20 nëntor).
“Spo m’le nana. Nesër ora 23:59”, ka shkruar Greta në mbishkrimin e postimit.
Këngëtarja e cila është shumë aktive me koncerte ditë më parë ka publikuar një potpuri muzikore në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Afrim Muqiqi.
Kënga që dy javë nga lansimi ka marrë mbi 500 mijë klikime në platformën ‘Youtube’/SHQIP.com