Lajme Botë

Grenell mirëpret emërimin e ambasadorit të ri amerikan në Kosovë

Richard Grenell, ish-emisari amerikan për Dialogun Kosovë-Serbi.
Richard Grenell, ish-emisari amerikan për Dialogun Kosovë-Serbi.

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka rreth amabasadorit të ri amerikanë në Kosovë, Jeffrey Hovenier, transmeton Shqip.com.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell tha se Hovenier do të jetë një përfaqësues i mirë i SHBA-së në Kosovë.

“Jeff do të jetë një përfaqësues shumë i mirë i ShBA-së”, shkroi Grenell duke cituar postimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë me rastin e dorëzimit të detyrës së ambasadorit të ri.

Ndryshe, Ambasada e SHBA-së në Kosovë bëri të ditur se Hoveiner të martën është emëruar si ambasador i ri në Kosovë, duke thënë se mezi presin ardhjen e tij./SHQIP.com