Grenell: Mediat të hulumtojnë ndjekjen penale të Thaçit nga ish-kryeprokurori Smith

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Gjermani dhe i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u ka bërë thirrje mediave që të hetojnë ndjekjen penale të ish-presidentit, Hashim Thaçi nga ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Jack Smith në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Grenell tha Thaçi është ende në burg dhe sipas tij aktakuza e Smith është mbushur me gënjeshtra.
Ai konsideron se ish-kryeprokurori Smith e ka shkatërruar reputacionin e Hagës.
“Mediat duhet të shikojnë ndjekjen penale të Hashim Thaçit në Hagë nga Jack Smith. Thaçi është ende në burg – dhe megjithatë aktakuza e Jack Smith është e mbushur me gënjeshtra. Dëshmitarët e rremë tani kanë disa akuza të egra për taktikat e Jack. Ai ka shkatërruar reputacionin e Hagës”, shkroi Grenell.
The media should be looking at Jack Smith’s Hague prosecution of @HashimThaciRKS.
Thaci is still in prison – and yet Jack Smith’s indictment is filled with lies.
The fake witnesses now have some wild accusations of Jack’s tactics.
He’s ruined The Hague’s reputation.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 4, 2023
Grenell edhe në të kaluarën kishte folur rreth rastit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në një reagim në Twitter ai kishte shkruar se Thaçi po vinte në Shtëpinë e Bardhë për ta përfunduar marrëveshjen finale pasi iu ngrit aktakuza nga ana e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara.
“Jack Smithi e paditi Hashim Thaçin pasi i thashë Bruce Schwartzit të Departamentit të Drejtësisë se palët ishin pajtuar t’i jepnin fund Gjykatës Speciale dhe Jack Smithi do ta humbte vendin e tij të punës (si kryeprokuror i Speciales). Thaçi po vinte në Shtëpinë e Bardhë për ta përfunduar marrëveshjen finale”, ka shkruar Grenell në rrjetin social Twitter.
/Shqip.com