Lajme

Grabitje e armatosur në një pikë derivatesh në Klinë

Grabitje e armatosur në një pikë të derivateve në Klinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pikë derivatesh gjatë mbrëmjes së djeshme në Klinë, njofton Shqip.com.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, rastin e kanë lajmëruar dy punëtorë të kësaj pike, të cilët thanë se dy persona të panjohur që ishin të armatosur, kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar me veturë.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“Klinë 04.07.2021 – 02:29. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa ishin duke punuar në një pikë të derivateve, dy të dyshuar të panjohur dhe armatosur u kanë grabitur një shumë parash dhe me veturë janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdo të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com