Grabitje me armë e bankës së OTP – së në mes të Tiranës, autori vodhi paratë dhe u larguar me skuter
Filiali i bankës “OTP” pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë është grabitur këtë të martë, ku dyshohet se autorët kanë qenë të armatosur.
Raportohet se një person është futur brenda bankës dhe i ka marrë një shumë parash një qytetari që sapo po i depozitonte.
Në njoftimin e policisë sqarohet se autori u fut në bankë i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka arritur të grabis një shumë parash.
Autori e ka kryer grabitjen me ndihmën e një skuteri, të cili e ka përdorur edhe për të shkuar në bankë, por edhe për t’u larguar pasi mori një shumë parash.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.
/Shqip.com