Lajme

Grabitet një bankë në Prishtinë

Foto ilustruese

Tre persona të armatosur kanë grabitur selinë e Bankës Kombëtare Tregtare në lagjen “Dardania”. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.