Teknologji

Google u dërgon para disa përdoruesve të telefonit Pixel

Disa posedues të telefonave të modelit Pixel, janë befasuar kur kanë marrë njoftimin nga Google se do të marrin para falas.

Arsyetimi i Google ka qenë se ata ishin zgjedhur në mesin e përdoruesve që po përdornin aplikacionin Google Pay, për dërgimin e parave.

Mediat kanë raportuar se disa persona kanë marrë shpërblim një shumë modeste, përderisa kishte të tillë që në llogarinë e tyre në Google Pay, kishin përfituar deri në 1000 dollarë.

Mediat kanë njoftuar se punonjësit e kompanisë, po testojnë një veçori ose shërbim të ri përpara se ta bëjnë atë të disponueshëm për publikun. 

Kjo sugjeron që Google po dërgon aksidentalisht para për përdoruesit e rastësishëm për të “testuar” veçoritë e Google Pay në vend që të paguajë punonjësit e që i kanë testuar ato.

Google i informoi përdoruesit e prekur se do të përpiqeshin të kthenin pagesën, por nëse nuk mund ta bëjnë këtë, paratë janë të tyre.

/Shqip.com