Goditet nga vetura një fëmijë pesëvjeçar në Vushtrri
Publikuar:
(08.07.2022 10:49:48)

Një fëmijë pesë vjeçar është goditur nga një veturë të enjten në Vushtrri.
Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Një fëmijë i moshës 5 vjeçare ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./SHQIP.com