Lajme

Glauk Konjufca: Haradinaj mund të përfundojë në prokurori për korrupsion

Glauk Konjufca (majtas) dhe Ramush Haradinaj (djathtas)

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Ramush Haradinaj “mund të përfundojë në prokurori për korrupsion”.

Kjo deklaratë e Konjufcës erdhi pasi ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar gjetje për “keqpërdorime në shpronësime”, ndërsa Haradinaj i është drejtuar atij si “hajn i vogël”.

“Z. Haradinaj personalisht i ka puntë shumë keq me korrupsionin. Në bazë të mandateve të kaluara, është shumë e mundshme me përfundu në Prokurori. Kështu që, z. Haradinaj është më e mundshme që të shpenzojë më shumë kohë me vetën, sesa që të merret me Qeverinë Kurti”, ka thënë Konjufca në T7.

Konjufca foli edhe për gjetjet e publikuara nga Hekuran Murati.

Lexo edhe:
Konjufca është pro që të anulohet fushata zgjedhore për shkak të situatës me pandeminë

“Kur thotë Hekuran Murati 43 milionë euro, ai zakonisht folë me centa. E kur një njeri njihet kaq preciz e kaq i diciplinuar, unë mendoj që njeriu më i shqetësuar në shoqërinë tonë do duhej të ishte ai i qeverisjes së atëhershme, e jo Albin Kurti”, theksoi Konjufca.

Ramush Haradinaj ditëve të fundit ka hedhur një mori kritikash ndaj Qeverisë së drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo e fundit sa ishte në opozitë e kritikonte Haradinajn për “korrupsion dhe krim të organizuar”. /Shqip.com