Sport Shqiptar

Gjyqtari nga Kosova, Visar Kastrati, sot ndan drejtësinë në ndeshjen Plzen – Barcelona

Këtë mesjavë takimi ndërmjet skuadrës çeke FC Viktoria Plzen dhe asaj spanjolle FC Barcelona, në kuadër të Grupit C të Ligës së Kampionëve për të rinj U19, i është besuar gjyqtarit nga Kosova, Visar Kastrati.

Ai do të ndihmohet nga Granit Hyseni dhe Lumturije Muhadri, shkruan Shqip.com.

Kjo ndeshje zhvillohet ditën e martë (sot) në orën 12:00 në ‘Stadion TJ Prestice’, në Çeki.

Kastrati tash e disa vite referon ndeshje në arenën ndërkombëtare së bashku edhe me gjyqtarin tjetër nga Kosova, Genc Nuza.

Më herët në Evropë ka referuar edhe Besfort Kosumi.  

/Shqip.com