Sport

Gjyqtarët kosovarë po vlerësohen pozitivisht në arenën ndërkombëtare

Mervan Bejtullahu e Fatmir Sekiraqa janë gjyqtarët e radhës kosovarë, të cilët me sukses e kanë kryer detyrën në arenën evropiane.

Bejtullahu e Sekiraqa së fundi kanë qenë të deleguar nga UEFA në turneun kualifikues për Evropianin 2023 për kombëtaret U17 që u mbajt në Portugali, prej 21 deri më 29 mars.

Mervan Bejtullahu, i cili sivjet është pajisur me stemën e FIFA-s, i ka drejtuar me sukses dy ndeshje të këtij grupi, Portugali-Sllovaki dhe Sllovaki-Poloni, derisa ka qenë gjyqtar i katër në ndeshjen Portugali-Poloni.

Për Bejtullahun kjo ishte hera e parë që ndau drejtësinë në garat e UEFA-s dhe këto ndeshje i kanë shërbyer për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të dëshmuar nivelin e tij para zyrtarëve të UEFA-s.

Dyshja e gjyqtarëve kosovarë është vlerësuar pozitivisht për ndarjen e drejtësisë në këto ndeshje.

/Shqip.com