Sport Shqiptar

Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në Ligën e Konferencës

Tetë gjyqtar Kosovar do të ndajnë drejtësinë në garat evropiane këtë javë.

Ata do të drejtojnë ndeshjet e rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Visar Kastrati do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen Viking – Sparta Pragë, e cila zhvillohet të enjten në orën 19:00, derisa asistentët e tij do të jenë Granit Hyseni e Lumturije Muhadri, me Alban Shalën që është gjyqtari i katërt.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër, Vaduz – Koper, që zhvillohet në orën 20:00, gjyqtar kryesor do të jetë Besfort Kasumi, me asistentë Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Gramos Shala.

Nesër do të luajë edhe skuadra Kosovare Drita që përballet me Antwerpin, me fillim nga ora 22:00./Shqip.com