Sport Shqiptar

Gjyqtarët kosovar do të ndajnë drejtësi në Evropë

Foto: Shpend Ahmeti

Evropa do të jetë destinacioni i radhës për gjyqtarët kosovar të futbollit

Ndeshjet që do të zhvillohen në muajin mars do të jenë në kuadër të Elite Round U17.

Genc Nuza do të referojë në sfidën Angli – Luksemburg, dhe në sfidën Francë – Luksemburg do të jetë gjyqtar i katërt, raporton Arlind Sadiku.

Po ashtu, Nuza ishte planifikuar edhe për lojën në mes Francës dhe Rusisë, por këta të fundit u përjashtuan nga garat.

Besfort Kasumi dhe Fatlum Berisha po ashtu do të kenë eksperiencën e tyre në këto gara gjithashtu.

Fatlum Berisha
Besfort Kasumi

Ndeshjet si: Bullgari – Finlandë, Irlandë – Finlandë dhe Finlandë – Portugali, do të gjykohen nga kosovarët.

Të tre këta, aktualisht janë  pjesë e Superligës së Kosovës, por që nuk e kanë për herë të parë Evropën./Shqip.com