Gjykimi ndaj Salih Mustafës: Dëshmitari i pestë deklarohet sot për Specialen
Publikuar:
(03.11.2021 08:47:39)

Dëshmitari i pestë do të dëshmojë të mërkurën në Hagë kundër ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës.
Ky dëshmitar do të i përgjigjet pyetjeve të Mappie Veldt-Foglia, gjykatës i Gjykatës Speciale.
Për shkaqe sigurie identitetet e dëshmitarëve nuk janë bërë publik.

Salih Mustafa ishte arrestuar në shtator të vitit të kaluar.
Trupat e EULEX-it e kishin arrestuar atë me urdhër-arrest nga Dhomat e Specializuara.
Salih Mustafa është i akuzuari i parë ndaj të cilit ka nisur gjykimi. /Shqip.com