Rozë

Gjykata merr vendim për vëllain e Butës lidhur me vrasjen e Gazmend Hysenit

Vrasja e Gazmend Hysenit para pak ditësh në Ferizaj ka tronditur mbarë opinionin publik.

I dyshuari, Qëndrim Januzi, vëllai i Butës është arrestuar menjëherë nga një zyrtar policor që qëlloi rastësisht në vendngjarje.

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Qëndrim Januzit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Ferizaj,

Siç ka njoftuar gjykata, gjjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ka dyshim të bazuar se vrasja u kry “me dashje dhe përgatitje paraprake”.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H., në atë mënyrë që ka vë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, me ç ‘rast që pas një mosmarrëveshje të mëhershme me të takuar tani të nderin, ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, ku si pasoj e të shtënave nga plagët e marra nderon jetë”, thuhet në njoftim të gjykatës.  

Ndaj Januzit, gjyqtari i procedurës paraprake,  vendosi që të njëjtit t`i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj./Shqip.com