Gjykata Kushtetuese pezullon paktin Rama-Meloni për refugjatët
Publikuar:
(13.12.2023 18:08:21)

Gjykata Kushtetuese përmes një njoftimi për mediat ka bërë të ditur se ka pezulluar votimin në Kuvend për marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për sa i përket ardhjes së emigrantëve në Gjadër.
Pas këtij pezullimi, parlamenti nuk mund ta ratifikojë dot këtë marrëveshje deri sa Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.
Marrëveshja e Italisë me Shqipërinë për emigrantët pati mjaft kritika dhe më pas u përgatitën padi për në Gjykatën Kushtetuese nga deputetët e opozitës.
U paraqitën 3 kërkesa për pezullimin e kësaj marrëveshjeje në Kushtetuese.
Kushtetuesja do ta shqyrtojë me themel këtë marrëveshje më datë 18 janar të vitit tjetër.
/Shqip.com