Gjykata gjermane dënon spiunin britanik

Një gjykatë gjermane ka vendosur që një oficer policie i fshehtë britanik, i cili spiunoi aktivistët e mjedisit, të dënohet për shkak se operoi në mënyrë të paligjshme në shtetin gjerman.
Sipas The Guardian, vendimi përfundon një çështje ligjore të gjatë që u iniciua nga një prej aktivistëve që u spiunua nga Mark Kennedy, oficeri i fshehtë.
Një gjykatës në shtetin gjerman të Mecklenburg-Vorpommern tha të hënën se vendosja e Kenedit atje kishte qenë “objektivisht e paligjshme” sepse nuk i ishte dhënë miratimi i nevojshëm nga gjyqtarët.
Vendimi fokuson vëmendjen në mënyrën se si policia evropiane ka bashkëpunuar për të infiltruar grupet politike si pjesë e një operacioni të gjerë vëzhgimi.
Kennedy, një anëtar i një njësie të fshehtë të policisë britanike, kaloi shtatë vjet duke spiunuar aktivistët mjedisorë dhe të majtë derisa u demaskua në vitin 2010.
Gjatë vendosjes së tij ai udhëtoi jashtë Britanisë dhe spiunoi aktivistët në të paktën 14 vende. Pas demaskimit të tij, policia gjermane u detyrua të pranonte se Kennedy kishte punuar për tre shtete gjermane gjatë të paktën pesë vizitave në vend midis 2004 dhe 2009.
Në Gjermani, ai infiltroi grupe aktivistësh mjedisorë, anarkistësh, antifashistësh dhe aktivistësh që po protestonin kundër samiteve të G8-ës, duke përfshirë G8-ën e vitit 2007 në Gjermaninë veriore./SHQIP.com
/Shqip.com