Gjobitet pesë herë nga Policia, Beniada ka një kërkesë për ta

Beniada Nishani është një ndër personazhet me të komentuar të Big Brother.
Sinqeriteti i saj ka bërë që ajo të pëlqehet shumë mandej simpatia e saj është duke vazhduar edhe pas daljes.
Së fundi ajo ka rënë në “hall” pasi është gjobitur pesë herë nga Policia.
Përmes ‘Instastory’ ajo bëri kërkesë që policët të mos e gjobisin më, për shkak se parkimi i veturës ndodh keq për shkak se nuk ka garazh në banesën ku jeton.
“Doja me dhënë një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos fotografinë e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më bëni më gjobë. Kam marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha.
Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi. E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba,” tha modelja.
Ndryshe, Beniada ka treguar se është shumë e angazhuar në Shqipëri dhe do të jetojë një kohë në mes të saj dhe Italis./SHQIP.com