Lajme Botë

GJNP kërkon fletarrestime për Netanyahun dhe liderët e Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale.
Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka thënë se hënën se ka kërkuar lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe për liderët kryesorë të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Karim Khan tha se ka bazë të arsyeshme për të besuar se Netanyahu, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe tre liderë të Hamasit, janë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael.

GJNP, me bazë në Hagë, është duke i hetuar veprimet e Izraelit në territoret e uzurpuara në tre vjetët e fundit, së fundmi edhe veprimet e Hamasit. /REL

/Shqip.com